Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUZÓÇ,~E mb. 1. keq. Buzaç. Njeri buzoç e hundaç.
2. fig. Që i ka varur buzët nga mërzitja a nga ndonjë pakënaqësi. Fëmijë buzoç.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: buzëpërveshur, buzëpërthyer, buzëjashtë, buzel, buzëderr, buzak, buzan, buzarak, buzëthi, buzuk, bucunjar, buzëtrashë, i mërzitur, buzëvarur, buzëlëshuar, qejfprishur, i zemëruar, hundëvarur, turivarur, i pakënaqur, qejfmbetur.
BUZÓÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Chelon labrosus; Mugil labrosus) Vijosh.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të këtij peshku. Buzoç bari (lat. Coris julis) qefull i Mesdheut, deri njëzet e pesë centimetra i gjatë, me një shirit të kuqërremtë në mes të dy shiritave jeshilë e me bark të bardhë. Buzoç i gjelbër (lat. Symphodus crenilabrus; Symphodus Tinca) qefull i Atlantikut Lindor dhe i Mesdheut, deri dyzet e pesë centimetra i gjatë, me luspa të kuqërremta e të gjelbra. Buzoç i hirtë (lat. Symphodus cinereus; Crenilabrus cinereus) qefull i Atlantikut Lindor, i Mesdheut dhe i Detit të Zi, deri pesëmbëdhjetë centimetra i gjatë, me luspa të kuqërremta e me cirka të hirta. Buzoç i kuqërremtë buzoç i hirtë. Buzoç pikalosh (lat. Labrus bimaculatus) qefull i Atlantikut Lindor dhe i Mesdheut, deri njëzet e pesë centimetra i gjatë, me luspa të kuqërremta e me pika të zeza e jeshile të errët. Buzoç rëre (lat. Acantholabrus palloni) qefull i Atlantikut Lindor dhe i Mesdheut, deri njëzet e pesë centimetra i gjatë, me luspa të kuqërremta e me pulla të bardha. Buzoç i zi (lat. Symphodus roissali; Crenilabrus roissali) qefull i Atlantikut, i Mesdheut dhe i Detit të Zi, rreth pesëmbëdhjetë centimetra i gjatë, me luspa të kuqërremta e me pika të zeza.
BÚZO,~JA m. sh. ~, ~T 1. keq. Ai që i ka buzët të trasha, të varura e të shëmtuara.2. Kafshë mashkull që ka shenjë në buzë, zakonisht një njollë të bardhë ose të zezë.3. fig., keq.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZODHËMBÓR,~E mb., gjuh. 1. Që shqiptohet me dhëmbët e sipërm të mbështetur në buzën e poshtme (për bashkëtingëllore si f, v). Bashkëtingëllore buzodhëmbore.2. si em. f. Sipas kup…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZÓJ,~I m. sh. ~, ~TË Njeri buzëtrashë, buzarak.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZÓK ndajf., bised. 1. Me hamendje, afërsisht. Ia futi buzok.2. Me forcë të madhe, me tërë forcën, fort, fuqishëm. Rrasja buzok! bjeri fort!
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZÓR,~E mb., gjuh. 1. Që shqiptohet me pjesëmarrjen e buzëve (për tingujt). Tingull buzor. Bashkëtingëllore buzore.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Buzoret e shqipes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZÓRE,~T f. vet. sh., bot. (lat. Labiateae) Familje bimësh barishtore ose shkurre, ku bëjnë pjesë borziloku, rigoni, sherbela, rozmarina, livanda etj.; bimë e kësaj familjeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUZÓS,~E mb. Buzëvarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë