Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUXHETÓR,~E mb., fin. 1. Që ka të bëjë me buxhetin, që lidhet me buxhetin; që i përket buxhetit, i buxhetit; kund. jobuxhetor. Politika buxhetore. Viti i vështirë buxhetor. Fonde (shpenzime, të ardhura, teprica) buxhetore. Pasqyra buxhetore. Deficit (kontroll) buxhetor.
2. Që e kryen veprimtarinë e vet në bazë të një fondi vjetor të caktuar nga shteti. Institucione buxhetore. Punonjësit buxhetorë. Sektorë buxhetorë. Administrata buxhetore. Paga buxhetore.
BUXHETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Nëpunës, institucion etj. që financohet nga buxheti i shtetit. Pagat e buxhetorëve. Të ardhurat e buxhetorëve.
BUXHÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fin. Plani financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të ardhurave dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për një kohë …
Shfaq përkufizimin e plotë →BUXHETÍM,~I m., fin. Planifikim nga buxheti i shtetit për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore etj. Buxhetim monetar. Buxhetim i përgjithshëm. Buxhetim afatmesëm. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë