Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUVÉSH,~E mb., keq. 1. I trashë nga mendja, që nuk merr vesh; që mezi i kupton gjërat, buf. Plak buvesh. Vëllai i vogël buvesh. E quanin buvesh.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Me një sinqeritet buveshi. - Ik tutje, or buvesh!
✱Sin.: budalla, i trashë, torollak, matuf, i matufosur, i shushatur, i shastisur, i leshtë, leshko, kaqol, i bytyntë.
BUVÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pulë e vogël me pupla te veshët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë