Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUSHURDÍS vep., ~A, ~UR kal. Spërkat (duhanin, rrobat etj.) me ujë duke e lëshuar me forcë nga goja. Bushurdis duhanin.
✱Sin.: spërkat, stërkit, stërkat, pikëloj, pikalos, pikoj, pik, pikat, cirkoj, cirkëloj, cirkat, cërkoj, çikëloj, çikërroj, çikoj, vesoj, vesetoj, vesit, përfik, përfiktoj, mek, lëmek.
►BUSHURDÍS/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e BUSHURDÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHURDÍSJ/E,~A f. Veprimi kur bushurdis diçka; spërkatje e lehtë me ujë. Bushurdisja e duhanit (e gjetheve).
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHURDÍSUR (i, e) mb. I spërkatur lehtë me ujë. Duhan i grirë e i bushurdisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHURÍN/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Lëmishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë