Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUSHT/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Femra e qenit, buçe, shakë. Bushtër tinëzare. Leh si bushtër. Kjo bushtër duket e frikshme. Ia hoqi zinxhirin bushtrës. Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër. (fj. u.). Bushtra vetëm këlyshët e saj lëpin. (fj. u.).
2. fig., shar., bised. Grua që s’mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë, e përdalë, bishttundur, bishtdredhur; grua llafazane e ngatërrestare. Bushtër e vjetër (bishtdredhur). Bushtër e keqe dhe e pabesë. Ishte një bushtër që s’e kishte shoqen në fshat! - Cila bushtër të polli ty, Zarik? Po të jesh bushtër, qentë do të mbledhësh. (fj. u.).
3. mit. Qenie e përfytyruar si kuçedër, që sipas besimeve popullore villte zjarr e rrufe.
4. (lat. Gryllus gryllotalpa) zool. Dosëz. Bushtra ha rrënjët e domates.
✱Sin.: buçe, bushtërz, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, dragua, flokështrigë, përbindësh, dosë, arrç, baldosë, dosëz.
♦ *Bishti i bushtrës përb. vulg.
BUSHTËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur bushtëroj dikë a kur bushtërohem; egërsim, tërbim; dëshpërim.2. Bastardim, zvetënim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHTËRÍZ/Ë,~A f., bot. BoshtërII.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHTËRKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e përfytyruar si grua e ligë. Na, na bushtërkuqe, / U tërbofsh e marrsh më tutje, / Nëpër hone, nëpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BUSHTËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Egërsohem, tërbohem; dëshpërohem.2. vetv. Bastardohem, zvetënohem.3. pës. e BUSHTËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., kal. 1. Egërsoj dikë, tërboj; dëshpëroj. E bushtëroi keq me fjalë.2. Bastardoj dikë, zvetënoj. Nuk kishte si të mos e bushtëronte, vetë e kishte f…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHTËRÓJ/Ë,~A f., bot. BoshtërII.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSHTËRT (i, e) mb. 1. I egër, i tërbuar; i dëshpëruar. Grua e bushtërt.2. Bastard, i zvetënuar. Burrë i bushtërt.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHTËRÚAR (i, e) mb. 1. I egërsuar, i tërbuar; i dëshpëruar.2. I bastarduar, i zvetënuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSHTËRZ,~A f. sh. ~A, ~AT (lat. Gryllus gryllotalpa) zool. Dosëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSHTË (i, e) mb. I bërë me dru bushi, prej bushi. Lugë e bushtë. Çibuk i bushtë. Tryezë e bushtë. Dollap i bushtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë