Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUSH,~II m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Buxus sempervirens) Shkurre me shumë degë ose dru deri tetë metra i lartë, me gjethe vezake që nuk bien, me lule të vogla në tufë, me lëndën të verdhë, të fortë e me palcë që përdoret për të bërë orendi, vegla pune, çibukë, lodra etj.; shimshir, bushk. Bush i egër. Çibukë (lugë, fyell, llullë, shkopinj) bushi. Copë e vogël bushi. Shkurre bushesh. Gdhendësit e bushit. I përngjante drurit të bushit. Krasit bushin.
BÚJI vep., ~TA, ~TUR jokal. 1. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht. Buj te një mik. Bujti në hotel. Shtëpia ku bujti Bajroni. - Erdha për të bujtur këtu. Harron që ke bujtur këtu. - Ku do të buni sonte? Aty bunin edhe turistë të huaj. Pallati i botës s'të bun, kasollja jote të bun. (fj. u.).
2. etnogr. Kaloj disa ditë te njerëzit e mi, zakonisht pas martesës, vete për disa ditë në derë të babait, shkoj në gjini (për nuset). Shkoi të bujë te të vetët. E mori vajzën për të bujtur.
✱Sin.: banoj, fle, përbuj.
♦ Ku bun s’bun (dikush) nuk qëndron gjatë në një vend; nuk është i ngulur diku, lëviz shumë; ku gdhihet s’ngryset.
BUSHÁK,~E mb. 1. Që është i mbushur e i plotë, bullafiq. Fëmijë bushak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Enë e madhe për vaj. Vajin e ullirit e hidhnin në bushakë.✱Sin.: qyp, bamë, magrip, pillë, balgëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHÍQ,~E mb. 1. I fryrë, i mbushur, bullafiq. Djalë bushiq.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSHÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT anat. Flluskë, fshikë. Bushiqi i peshkut. Bushiq sapuni.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUSH/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bot. Bush. Llulla prej bushku. Mal me dushk e me bushk.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSHTË (i, e) mb. I bërë me dru bushi, prej bushi. Lugë e bushtë. Çibuk i bushtë. Tryezë e bushtë. Dollap i bushtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kuti. Bushë me rruaza.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSH/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT ndërt. 1. Kundërpesha e urës.2. Mur mbështetës; përforcues i murit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSH/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Thërrmijë. S’është as sa bushla në sy.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚSH/ËM (i), ~ME (e) mb., arb. I mbushur e i plotë nga trupi. Djalë i bushëm. Vajzë e bushme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë