Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. I them vetes burrë e quaj veten të rritur. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Nuk lind burri me mustaqe. (fj. u.). Druri nga pemët, burri nga punët. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh fjala. (fj. u.). Kalit i ka hije shala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.).
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U bë për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. (fj. u.). Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë. (fj. u.). Keq me burrë e keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë. (fj. u.).
3. fig. Njeri i fortë, trim, i besës, i fjalës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. Grua më burrë se burrat. S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si një dëshmor. Miku im me vulë, / Doli burrë e deli burrë. (folk.). Muri luan, burri s’luan. (fj. u.). Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. (fj. u.). Fjala e burrit - pesha e gurit. (fj. u.). Trimi njihet në shesh të burrave. (fj. u.). Mos iu tremb punës kurrë, por i qëndro si burrë. (fj. u.).
4. fig. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh.
✱Sin.: bashkëshort, shoq, shok), trim, fisnik, besnik, udhëheqës, personalitet, kokë.
♦ *Besë burrash (besa e burrave) etnogr. Bëhem burrë marr guxim dhe trimërohem, nuk trembem më; marr zemër. M’u bë (si) burri i nënës (dikush) përb. më është mërzitur shumë, s’e duroj dot; e urrej a e përbuz për sjelljen e tij a për marrëdhëniet e këqija që ka me mua; m’u bë njerk; nuk e shoh dot me sy (dikë). (U bë) bjeri burri burrit! (diku) u bë rrëmujë e potere e madhe diku; u kacafytën njerëzit njëri me tjetrin pa parë se ç’po bëjnë; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin; (u bë) merre ta marrim. Burri i botës përçm. dikush që trimërohet pa ngurrim, por që s’e njeh njeri për të tillë; një njeri kushdo qoftë, dikushi. Si burri me burrin hapur, trimërisht, siç u ka hije burrave. Burrë me çika trim e i zoti, njeri që shquhet midis të tjerëve; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). Burri i dheut njeri i zoti, me karakter të fortë (edhe si thirror). (Burrë) katërqind *dërhemë. Burrë shteti libr. njeri i rëndësishëm e me funksione të larta shtetërore; personalitet shoqëror (politik). *Fjalë burri. Na dy *groshë e më qaj burrin! përçm. (Është) një burrë e gjysmë (dikush) është trim i madh, është trim e shkuar trimit, është trim mbi trima. S’ka burrë nëne... s’ka njeri aq të aftë e të zotin që t’ia dalë në krye një pune a që t’i dalë përpara dikujt; s’ka bir nëne... S’ka *lidhje burri (dikush) përb. Pesë (dy) *para burrë (njeri). Në *shesh të burrave (të mejdanit). Tre *pëllëmbë burrë keq.
BÚRR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Burrneshë.
BURRÁC mb., mospërf. Që ka trup të shkurtër e të rrëgjuar; kund. burran. Burrë burrac.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁC,~II sh. ~Ë, ~ËT bised., mospërf. 1. Burrë me trup të shkurtër e të rrëgjuar, shkurtabiq e jo i pashëm, burrë që s’të hyn në sy, një grusht njeri; kund. burran. Burrac i vocë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁC,~III sh. ~Ë, ~ËT krahin. Palore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised., mospërf. BurracI, 1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁN mb., mospërf. Që ka trup të madh; kund. burrac.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Burrë me trup të madh; kund. burrac, burrec. Do burranë kjo punë. Nuk matet dot më burranë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚRRAS [BÚRRASH] ndajf. Burrërisht; me burrëri e trimëri, si burrat. Luftoi (qëndroi) burras. U ndeshën burras. U lidhën burras. U kapën burrash. Ia dha fjalën burrash.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURRÁÇ,~I m. sh. ~A, ~AT mospërf. Burrac, burrec, shkurtabiq.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚRR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Burrneshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë za…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë