Fjalori
BURRACAK

BURRACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që nuk ka guxim, që ka shumë frikë, frikacak, si fishek i lagur; kund. trim. Sjellje (qëndrim) prej burracaku. Fjalë burracaku. Nuk duhet t’i shembëllejnë këtij burracaku. - Mos u zër besë burracakëve! U kthye nga burrëburracak.


Rezultate të ngjashme

BURRACAKËRÍ,~A f., keq. Të qenët burracak, vetia e burracakut; sjellje a qëndrim prej burracaku; paburrëri; kund. trimëri. - Kjo e ka emrin burracakëri! Akt (sjellje) burracakërie.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRACAKËRÍSHT ndajf., keq. Si burracak, me burracakëri. U hakmor burracakërisht. Veproi burracakërisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRÁC mb., mospërf. Që ka trup të shkurtër e të rrëgjuar; kund. burran. Burrë burrac.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRÁC,~II sh. ~Ë, ~ËT bised., mospërf. 1. Burrë me trup të shkurtër e të rrëgjuar, shkurtabiq e jo i pashëm, burrë që s’të hyn në sy, një grusht njeri; kund. burran. Burrac i vocë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRÁC,~III sh. ~Ë, ~ËT krahin. Palore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.