Fjalori
BURRËROJ

BURRËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrit, e bëj burrë; e bëj si burrë, i jap pamje burri. Veshja e burrëronte ca.
2. E bëj më të pjekur e më guximtar, e kalit, i jap vetitë e lartaburrit, e bëj si burrë; kund. zhburrnoj. Lufta i burrëroi. Vetë jetaburrëron.
Sin.: zburrit (zburris), madhoj, rrit, pjek.


Rezultate të ngjashme

BURRËRÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua trime, e zonja dhe e patundur, ajo që përballon çdo rrezik e vështirësi me guxim, burrneshë. Burrëreshat e Malësisë. Qëndron si burrëresh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÍ,~A f. 1. Të qenët në moshën e burrit, të qenët burrë; mosha e mesme e njeriut ndërmjet djalërisë dhe pleqërisë, mosha e pjekurisë, burrni. Dhëmbi i burrërisë. Arriti burrër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur burrëroj dikë a kur burrërohem; rritje, madhim, trimërim. Burrërimi i djemve.2. Hyrja në moshën e pjekurisë, arritja në moshën e burrit; koha kur djal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÍSHT ndajf. 1. Me guxim, trimërisht, si burrat. Qëndroi (luftoi) burrërisht. Flet burrërisht. I bëri ballë burrërisht. E priti burrërisht. Ra në betejë (vdiq) burrërisht.2. M…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÍSHTE mb. 1. Që bëhet nga burrat; që këndohet a kërcehet nga burrat. Këngë burrërishte. - Hiqe vallen burrërishte!2. Që është për burra, që i takon burrit. Rroba (këpucë) bur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BURRËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Arrij në moshën e burrit, bëhem burrë, rritem. U burrëruan djemtë. Po u rrua, u burrërua. (fj. u.).2. vetv. Bëhem më i pjekur e më guxi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÓR,~E mb. 1. Që i përket burrit, që e ka burri, prej burri; që është karakteristik për burrat, burrash. Zë burrëror. Fytyrë (tipare, pamje) burrërore. Vështrim burrëror. Vall…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURRËRÚAR (i) mb. 1. Që është burrëruar, që është në moshën e burrërisë, që ka hyrë në radhën e burrave. Djalë i burrëruar.2. Që është plot guxim e trimëri, që ka fituar vetitë e l…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.