Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ujë që del vetë nga thellësia në sipërfaqe të tokës, gurrë; vendi ku del ky ujë. Burim i kulluar (i ftohtë). Burimet e ujërave. Burim i nxehtë (termal, mineral). Burimi i fshatit. Ujë burimi. Vend (mal) me burime. Sabah më sabah, moj, / Më del te burimi, / Lotkat më t’u derdhë / Si zinxhir floriri! (folk.). Burimin e mirë e ke edhe në thatësirë. (fj. u.). Kur pi ujë, kujto burimin. (fj. u.). Lumi shtratin e ndërron, po burimin s’e ndalon. (fj. u.). Nuk ka kroje pa burime. (fj. u.). Po do të dish si duhet të jetë uji, shko pyet burimin. (fj. u.).
2. Vendi ku zë fill një vijë uji, një përrua a një lumë; amë. Burimi i lumit (i një përroi). Burimi i Drinit (i Shkumbinit...). Ç’ujë ka lumi në burim, atë ka edhe në grykë. (fj. u.).
3. Vend ku nxirret një lëndë e parë si nafta, bitumi, gazi ose ndonjë lëndë tjetër; vendburim. Burim nafte (gazi).
4. Fusha, lënda a sendi nga nxirret diçka e nevojshme për jetën; ajo që shërben si bazë për të nxjerrë diçka tjetër të dobishme. Burime natyrore. Burim lëndësh të para. Burim ushqimesh. Burim të ardhurash. Burime ekonomike. Burim jetese. Burim begatie.
5. Lëndë ose send që lëshon nxehtësi, dritë, rreze, energji etj.; vatër që rrezaton dritë, jep nxehtësi etj. Burim ushqyes. Burim nxehtësie (ngrohtësie). Burim drite (rrezatimi).
6. Njeri, zyrë, dokument etj. nga del një lajm, një njoftim a një e dhënë tjetër; ai nga i cili ka dalë një e dhënë. Burim zyrtar. Burime diplomatike. Burime të sigurta (të besueshme, të rëndësishme). Burim i brendshëm (i jashtëm). Burime të huaja. Burim thashethemesh.
7. kryes. sh. Dokumente origjinale, letra, relacione, mbishkrime etj. nga nxirren të dhëna për të bërë studime të caktuara. Burime historike. Burime gojore (të shkruara). Burime arkivore (dokumentare). Burime vendëse (të huaja). Burime antike (mesjetare). Burimet shqiptare. Burimet osmane.
8. Pikënisja, zanafilla e diçkaje; baza për lindjen e diçkaje; prejardhja e diçkaje. Burimi i një fjale. Burim mikrobesh (sëmundjesh).
9. fig. Shkaku a shtysa që sjell diçka, sendi a dukuria që ngjall a që nxit një ndjenjë, që sjell një pasojë etj. Burim force (frymëzimi, kënaqësie, gëzimi). Burim luftërash. Burim të këqijash (fatkeqësish).
✱Sin.: krua, gurrë, buronjë, buromë, vrujim, ujëmore, çikërran, bunar, dalje, nisje, fillim, shpërthim, gufim, amë, gomën, vendburim, mëmë, krye, damar, pikënisje, zanafillë, prejardhje, origjinë, shkak, rrjedhë.
♦ Burim i pashtershëm libr. 1. Dikush që di shumë, njeri që ka njohuri e dije të gjera për shumë çështje a për shumë fusha. 2. Dikush që ka pasuri të madhe, njeri shumë i pasur; ai të cilit s’i mbarojnë kurrë mjetet e mundësitë. Ka pirë *ujë në shumë burime (kroje) (dikush).
BURIMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me dokumente të shkruara, të cilat shërbejnë si material bazë për kërkime e studime shkencore të caktuara; që shërben si burim të dhënash të ndryshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~AI f. sh. ~, ~TË Bori. I fryn burisë. Ranë buritë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~AII f. sh. ~, ~TË 1. Bucelë uji. Buri druri. Buri me dru pishe.2. Pjesë e rrumbullakët në qendër të rrotës së qerres, ku futet boshti dhe lidhen spicat ose rrezet me rrotën. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~AI f., arb. 1. Sasi e madhe, pasuri, mbushulli. Buri kafshësh. Buri pemësh. Buri mizash dheu. Ka me buri.2. përmb. Shumicë tepër e madhe (njerëzish a sendesh); mori. Shtazët …
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~A II f. Inat, zemërim. U ngrit nga gjumi me buri. Këto fjalë i tha në buri e sipër.✱Sin.: zemërim, inat, mllef, mëri, vrer, rrebe, rrebull, lëndi, tërsëllëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~AIII f. Forcë, vrull, fuqi. Çuni e ka të mirën në buri të krahut. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË zool., arb. Urith. Sheh si buri.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bucelë1. Pika - pika mbushet burika. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍT vep. ~I, ~UR krahin., jokal., vet. v. III Bërlyket, muet. Burit kau.
Shfaq përkufizimin e plotë →BURÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Urith.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë