Fjalori
BURG

BUR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Ndërtesë e posaçme ku mbahendënuarit me heqjelirisë, vend ku mbahenburgosurit; birucë; banesa e re (euf.). Burg i sigurisë lartë. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futënburg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu. Burgu-varri i të gjallëve. Burgu e ka derën e madhe për të hyrë, por të vogël për të dalë. (fj. u.).
2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësëgjallë).
3. Burgim2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkakshtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
5. fet. Vend ku sipas besimitpopujve paganë, jetojnë dhe dënohengjithë shpirtrat e të vdekurve; ferr. Kur të dalësh në atë fushëgjerë, / Kërkoi burgjet gjithë ku janë. (folk.).
6. Errësirë e madhe, terr i madh. U (është) burg. Burg për tokë mjegulla ka rënë. (folk.).
7. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.
8. Grumbull thneglash.
Sin.: hapsanë, bodrum, qilar, bimsë, errësirë, errësim, bunacë, terrinë, terr, skëterrë, ferr.
Iu burg (jeta) (dikujt) iu jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg (dikujt) ia errësoi punën e s’e la të kuptojë se si duhetveprojë a nga t’ia mbajë. I thotë burgut *hapu (dikush).


Rezultate të ngjashme

BURGALÉM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. BurthI.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Rojë burgu. Ishte burgar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri i burgosur. - A merrni vesh, or burgatarë?

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGÉL,~I m. sh. ~E, ~ET Vend i mbyllur e i errët. U fshehën nëpër burgele.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur burgoj dikë a kur burgohem; burgosje.2. drejt. Heqje e lirisë si dënim që i jepet dikujt nga gjyqi për fajet që ka kryer, burg. Burgim i për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Vidhë. Burgji e vogël. Liroi (shtrëngoi) burgjitë. Prodhimi i bulonave dhe i burgjive. Penxheret me hekura, xhamet me burgji, / Të vjen nikoqiri, o me rr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Burgos.2. Mbyll në burg bagëtinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGÓS vep., ~A, ~UR kal. E fut dikë në burg si të dënuar. E arrestuan dhe e burgosën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BURGÚAR (i, e) mb. 1. I burgosur. Të burguar e bëri jeta.2. I mbyllur në burg (për bagëtinë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÚRGULL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Thonjëz1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.