Fjalori
BUNACË
BUNACË

BUNÁC/Ë,~A f. 1. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumëdendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca. Në fshat ishte bunacë. U bunacë e madhe. Hapu, moj bunacë, bëju vetëtimë, / Kur të vjen bandilli, më s’ta gjen shtëpinë. (folk.).
2. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizjeujit; kund. burë. Det me bunacë. Në bunacë e në furtunë. Fillon bunaca. Ra detibunacë.
3. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë. Llapashitnin këmbët nëpër bunacë.
4. fig. Gjendje a kohë pa trazime, pa turbullira etj.; amulli. Çaste bunace.
Sin.: ligatë, ligatinë, moçal, moçalishtë, burishtë, ujerë, ujnajë, bërrakë, pellgishte, errësirë, terrinë, terr, skëterrë, ferr, qetësi, amulli, fashë, prehje, qeti.
U bëra bunacë krahin. 1. M’u rrit barku, m’u fry barku ngangrënët, nga një sëmundje etj.; u bëra daulle; u bëra kacek. 2. v. III U errësua shumë, nuk sheh dot nga errësira.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.