Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BULMETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me përpunimin e bulmetit në punishtet e qumështit. Mjeshtëria e bulmetorit.
BULMÉT,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Qumështi dhe prodhimet që nxirren nga përpunimi i tij (djathi, gjalpi, gjiza, kosi etj.). Bulmet i freskët. Dyqan bulmeti. Prodhime bulmeti. Enët e bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMÉT vep., ~A, ~UR kal. 1. Gatuaj me yndyrë, bulmej. E bulmet mirë gjellën.2. Burbulet2.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BULMÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Gatuhet me yndyrë, bulmehet, mëlmehet. Janë bulmetur gatesat.2. vetv. Ha pak, sa vë në gojë diçka; burbuletem. S’kishin me çfar…
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMÉTJ/E,~A f. Burbuletje3. Sa për bulmetje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BULMET/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet bulmet (gjalpë, gjizë etj.).2. vetv. Mëlmehet gjella a diçka tjetër.3. pës. e BULMETÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj qumështin bulmet (gjalpë, gjizë etj.). E bulmeton mirë qumështin (tamblin).2. Mëlmej një gjellë a diçka tjetër, bulmej. E bulmetoi piten.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMETÓR,~E mb. 1. Që përpunon a shet bulmet; që ka të bëjë me bulmetin. Njësi bulmetore.2. I bulmetshëm1. Ushqim bulmetor. Lopë bulmetore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMETÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me përpunimin e bulmetit në punishtet e qumështit. Mjeshtëria e bulmetorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që jep shumë qumësht, qumështore (për lopët, delet, dhitë etj.), bulmetore. Lopë (dele, dhi) e bulmetshme.2. Që është bërë me shumë bulmet; i yndyrs…
Shfaq përkufizimin e plotë →BULMÉTUR (i, e) mb. I ndrequr me yndyrë; i mëlmyer. Gatesë e bulmetur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë