Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BULLÚR,~I m., krahin. 1. Gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje, nga një vuajtje a nga një fatkeqësi; nevojë e madhe për diçka; shqetësim, brengë. E zuri bulluri që kur ishte nuse. Bullur i madh i ra mbi krye. - Çfarë bulluri keni? S’ka jetë pa dert e bullur. (fj. u.).
2. Diçka e padëshirueshme që sjell ngatërresa, vështirësi e shqetësime; e keqe, bela, taksirat. Më zuri bulluri. Na gjeti bulluri në një kohë të keqe.
✱Sin.: brengë, bela, kokëçarje, hall, sëkëlldi, bolbë, shqetësim, vuajtje, hidhërim, e keqe, taksirat, kusur, nevojë, telash, gajle, siklet, shtrëngesë, ngushticë, paçariz, dert, qeder, zavall.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë