Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BULLGÁRÇE ndajf., gjuh., bised. Bullgarisht. Fliste bullgarçe.
BULLGÁRÇ/E,~JA f., gjuh., bised. Gjuha bullgare, bullgarishte. Bisedonin bullgarçe.
BULLGÁR,~E mb. Që ka të bëjë me Bullgarinë ose me bullgarët, që është karakteristik për Bullgarinë ose për bullgarët, i Bullgarisë ose i bullgarëve; që është krijuar nga bullgarët.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Bullgarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Bullgaria. Lidhjet mes bullgarëve dhe shqiptarëve gjatë Rilindjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Bullgarisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Bullgaria. U martua me një bullgare.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Bullgarisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Bullgaria.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGARÍ,~A f. sh. ~, ~TË muz. Vegël muzikore me katër tela, e cila i ngjan lahutës. I binte bullgarisë. Dy shtëpi në fshat kishin bullgari. Bullgari, t’u thefshin telat! (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGARÍSHT ndajf. Në gjuhën e bullgarëve. Flet bullgarisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGARÍSHT/E,~JA f. Gjuhë e grupit të sllavishtes jugore që flitet në Bullgari; gjuhë zyrtare e Bullgarisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLGARISTÍK/Ë,~A f., gjuh. Fushë dijeje për gjuhën, historinë dhe kulturën bullgare.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë