Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Ophisaurus apodes; Pseudopus apus) Gjarpër johelmues me trup të trashë e të gjatë rreth një metër, mjaft i ngathët në lëvizje, që ushqehet me kërmij, minj, zogj etj.; bollë. Rri si bullari në diell.
2. zool. Bretkosë, kakëzogëz.
3. fig., mospërf. Djalë a burrë trashaluq ose i ngathët.
BULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mospërf. Vajzë a grua trashaluqe dhe e ngathët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BULLÁRTHI ndajf. Duke ecur rëndë e ngadalë si bullari.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë