Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUKURÓSH,~E mb. 1. përk., poet. I bukur, i hijshëm, i pashëm, bukuran. Djalë bukurosh. Bukurosh është, por s’ka mend! Lotët breshërimë, / Të ranë mbi faqe, / Lulja bukuroshe, / Zemrën seç ma plase. (folk.).
2. iron. Që nuk vlen për asgjë, i zbrazët; i pakëndshëm, i papëlqyeshëm. - Ama, bukurosh na qenka!
BUKURÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Djalë i bukur, i hijshëm e i pashëm. - Bukuroshi i nënës! Do të më marrë atë që më do mua, / Bukuroshin syfajkua. (folk.).
2. zool. (lat. Cauda trepida; Motacilla) Bishtatundës. “Bukurosh”, “bishtatundës”, “zogu i dhenve” është i njëjti zog.
✱Sin.: bukuran, i pashëm, i hijshëm, bishtatundës, bishtlëkundës, tundubishtje, bishtgjatë, delmere, berëz, ciripupe, çobankë, iskë.
BUKURÓSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë a grua e bukur dhe e hijshme. Bukuroshja e vjetit (etnogr.) konkurs tradicional i bukurisë femërore në Malësinë e Madhe, që sipas traditës zh…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BUKUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i bukur, zbukurohem, stolisem. Pasqyrë për t’u bukuruar. Kanë nisur pemët të bukurohen.2. pës. e BUKURÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUKUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbukuroj, stolis. Ogiçi e ka bukuruar grigjën. Bukuroi kreun e bajrakut (e flamurit).2. Pëlqej ta përmend diçka, e vë në dukje. Ia bukuroi fjalën …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë