Fjalori
BUKOS

BUKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj., shtupos, mbyll. - Bukose mirë që të mos rrjedhë.
2. Bllokoj; ndërpres. Bloza e bukosi oxhakun. Bukos motorin.
3. fig. Ia mbyll gojën dikujt, e mbërthej me argumente, e bëj që të mos dijë si të përgjigjet. E bukosi gjatë debatit. - Mirë ta bëri që të bukosi! U përpoqënbukosnin mediat.


Rezultate të ngjashme

►BUKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zihet, shtuposet.2. vetv. Bllokohem, marr frymë me vështirësi. Jam bukosur nga gripi. U bukos nga pluhuri.3. fig., vetv. Më zihe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUKÓSJ/E,~A f. Veprimi kur bukos dikë a diçka a kur bukosem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUKÓSUR (i, e) mb. 1. I bllokuar, që mezi mbushet me frymë.2. Që i është ndërprerë ushqimi.3. fig. Gojëmbyllur, i bllokuar. E la të bukosur. Mbeti i bukosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BUK/ÓHEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. vetv. Ha bukë; ngopem me bukë, ushqehem, mëkohem. U bukuan në shtëpi. Janë skamnorë, veç kur vijnë të korrat bukohen.2. pës. e BUKÓJ2.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ha bukë. - A po bukon me ne? - Po bukojnë bashkë.2. kal. I jap bukë dikujt, i përgatit e i shtroj mëngjesin, drekën a darkën; ushqej, mëkoj, koj (…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUKOLÍK,~E mb., let. Që lidhet me jetën e barinjve; që i përket poezisë, e cila përshkruan jetën e bukur baritore, baritor. Stil bukolik. Poezi (muzikë) bukolike. Peizazhe (pamje) …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUKOLÍK/E,~T f. vet. sh., let. Gjini e poezisë që e paraqet të zbukuruar jetën e barinjve, të fshatarëve etj.; poezi baritore. Bukoliket dhe gjeorgjiket bujqësia dhe bagëtia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUKÓV/Ë,~A f. Lloj piperke me tul dhe me shije djegëse. Fasuleve u hidhte bukovë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.