Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUJQËSÓR,~E mb. 1. Që lidhet me bujqësinë, që ka të bëjë me bujqësinë, i bujqësisë; agrar; që merret a prodhohet nga bujqësia; që punon në bujqësi. Punë bujqësore. Bimë (kulturë) bujqësore. Prodhimi bujqësor. Kalendari (viti) bujqësor.
2. Që shërben për punimin e tokës dhe për rritjen e bimëve të dobishme për njeriun, që përdoret për bujqësi. Tokë (sipërfaqe) bujqësore. Vegël (makinë) bujqësore. Kafshë bujqësore.
3. Që merret kryesisht me bujqësi, që e ka bujqësinë më të zhvilluar se degët e tjera të ekonomisë. Vend bujqësor. Krahinë bujqësore.
4. Që ka të bëjë me shkencën e bujqësisë, që lidhet me njohuritë teorike e praktike për bujqësinë ose që jep këto njohuri. Shkencë bujqësore. Arsim bujqësor. Shkollë bujqësore. Doktor i shkencave bujqësore.
5. Që ka të bëjë me tregtimin dhe paraqitjen e prodhimeve bujqësore. Treg bujqësor. Dyqan bujqësor. Ekspozitë bujqësore. Bankë bujqësore (fin.) institucion financiar që kryen veprime bankare që kanë të bëjnë me ekonominë bujqësore.
6. Që i përket periudhës së mbjelljes, të zhvillimit dhe të mbledhjes së prodhimeve të bujqësisë. Stinë bujqësore. Viti bujqësor.
BUJQËSOR-INDUSTRIÁL,~E mb. Që ka të zhvilluar edhe bujqësinë, edhe industrinë, që mbështetet në bujqësi dhe në industri. Vend bujqësor-industrial. Zhvillimi (prodhimi) bujqësor-ind…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJQËSÍ,~A f. 1. Mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme për njeriun; një nga degët kryesore të ekonomisë së një vendi, që përfshin punimin e tokës dhe rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë