Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÚJ/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i vjetër. Bujku shqiptar. Bujk me përvojë. Bujq të zotë. E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. (fj. u.). Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. (fj. u.). Bujku i mirë kurrë s’ka kohë të lirë. (fj. u.). Nuk ka tokë të keqe, por ka bujq të këqij. (fj. u.).
2. hist. Bujk pa tokë që punonte në pronat e çifligarit; çifçi, bujqar.
✱Sin.: bujqar, lëvrues, bukëtar, arar, aratar, fushëtar, fermer, pendar, qetar, çifçi.
BUJKÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ajo që merret me bujqësi. Punët e bujkeshës. O moj bujkesha e fshatit, / Kur më del llërëpërveshur, / Sa lez…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKRÓB,~E mb., hist. Që ishte bujkrob; që rronte në bujkrobëri. Fshatar bujkrob. Familje bujkrobe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKRÓB,~I m. sh. ~ËR, ~ËRIT hist. Fshatar në sistemin feudal pa asnjë të drejtë mbi tokën, mbi mjetet e punës dhe prodhimet dhe pa asnjë të drejtë qytetare, që mund të shitej e të…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKRÓB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Fshatare në sistemin feudal pa asnjë të drejtë mbi tokën, mbi mjetet e punës dhe prodhimet dhe pa asnjë të drejtë qytetare, robinjë e feudalit a …
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËRÍ,~A f., hist. Formë varësie e bujkrobërve; sistem feudal me bujkrobër; robëri. Bujkrobëri e rëndë. Ishin në bujkrobëri. Sistemi i bujkrobërisë. Zhdukja (heqja) e bujkrobë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËRÍM,~I m., hist. Kthimi i dikujt në bujkrob; trajtimi si bujkrob. Procesi historik i bujkrobërimit. Bujkrobërim i shpejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR hist., kal. E bëj bujkrob, e kthej në bujkrob; e trajtoj si bujkrob. Bujkrobëruan fshatra të tërë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËRÓR,~E mb., hist. Që lidhet me bujkrobërinë, që i përket bujkrobërisë; që mbështetet në bujkrobërinë, që ka tiparet dhe veçoritë dalluese të bujkrobërisë, bujkrobërues. Sis…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËRÚES,~E mb., hist. 1. Që ka të drejtën mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet dhe që shfrytëzon punën e bujkrobërve. Feudal (çifligar) bujkrobërues.2. Bujkrobëror. F…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUJKROBËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT hist. Feudal bujkrobërues. Pushteti i bujkrobëruesve. Mizoritë e bujkrobëruesve. Revolta e fshatarëve kundër bujkrobëruesve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë