Fjalori
BUJAR

BUJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Pronar i madh tokashshoqërinë feudale; fisnik.
2. Njeri dorëdhënë e zemërgjerë, njeri me zemërmadhe. Bujar i madh. Na mblidh krushq, na mblidh bujarë, / Nuse lulen për të marrë! (folk.). Shtëpia e bujarit është e mikut dhe e shtegtarit. (fj. u.). Pushka e trimit e sofra e bujarit nuk ndalen. (fj. u.).
3. krahin. Burrë i martuar; kund. beqar.


Rezultate të ngjashme

BUJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Grua dorëdhënë e zemërgjerë. Bujaret e qytetit (e fshatit, e lagjes). Morën pjesë dhe bujaret e tjera shqiptare. Bujaret e principatave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë a grua dorëdhënë e zemërgjerë, grua bujare. -Do të të martoj unë me një bujareshë.2. krahin. Grua e martuar; kund. beqare. Bujarët e bujaresha…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARÍ,~A f. 1. Të qenët bujar e i pritur, vetia e njeriut dorëdhënë e zemërbardhë; zemërgjerësi, shpirtmadhësi, fisnikëri shpirtërore. Bujaria e shqiptarit. Pres me bujari. Gjest …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARÍM,~I m. Veprimi kur bujaroj dikë a kur bujarohem; fisnikërim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARÍSHT ndajf. 1. Me bujari, në mënyrë bujare; pa u kursyer. Pret bujarisht. Jep (dhuron, fal) bujarisht. Ka mbrojtur bujarisht idealin tonë. Shpenzonte bujarisht për njerëzit.2.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të jetë bujar, e fisnikëroj. Poezia të bujaron shpirtin.2. hist. Ngre dikë në shkallën e bujarit, lartësoj; i jap titull bujarie dikujt.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARÚAR (i, e) mb. I bërë bujar; i fisnikëruar në shpirt. Djalë trim e i bujaruar.Sin.: i fisnikëruar, i lartësuar, i fisëm, fisnik, bujar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJARËSÍ,~A f., libr. Bujari.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i thellë në lumë, boenë. U fut në bujanë. Mbi liqen e mbi bujanë. Tërë ditën e ditës bëlldum-bëlldum në bujanë.2. Pellg i madh me ujë të ndenjur. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUJÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e vogël nga një dru i çarë, ashkël; petëz e hollë dërrase që del nga zdrukthi; bluashkë, spicë. Bujashkë pishe. Bujashkë zdrukthi. Mbledh bujash…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.