Fjalori
BUITJE

BUÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET [BUÍSJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET] 1. Veprimi kur buit (bleta, grerëza etj.); dalje grumbull a me shumicë; gëlim. Buitja e bletëve.
2. Mbirje e menjëhershme dhe e vrullshme e diçkaje; çelje, bulbërim. Buitja e bimëve (e luleve).
3. fig. Shfaqje e papritur; shpërthim. Buisja e pranverës.
4. fig. Vlim. Buisja e mendimeve. Buisja e gjakut.
Sin.: gëlim, vërshim, brufullim, shpërthim, roitje, mbirje, shfaqje, vlim, pllakosje, bulbërim.

BUITJE

BUÍTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET [BUÍSJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET] 1. Rrjedhje pika-pika. Buisja e ujitshtambës (të gjymit).
2. Zhurmë e mbytur dhe e vijueshme; buburitje. Buisja e ujitzien.
3. Jehonë; ushtimë. Buisja e pyllit me stuhi.
4. Pallmë; bulurimë. Buitja e qeve.
Sin.: rrjedhje, lotim, gumëzhim, buburitje, uturimë, ushtim, bulbërim, buçitje, jehonë, pëllitje, ulëritje.

BUITJE

BUÍTJ/E,~AIII f. sh. ~E, ~ET [BUÍSJ/E,~AIII f. sh. ~E, ~ET] Kruajtje ose djegie e trupit nga prekja e hithrave etj.
Sin.: zierje, mizërim, xixëmim.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.