Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Vel1. E buhiti ëmbëlsira. Dasma i buhiti të gjithë.
2. fig. E bëj dikë të mos ndihet më për diçka, duke ia plotësuar të gjitha kërkesat a nevojat, e kënaq jashtë mase; e vel. Buhitën një gëzim të papritur. Kënga i buhit në shpirt. Kur të buhit e mira, nuk e njeh të mirën. (fj. u.).
✱Sin.: vel, velit, tejngop, veselit.
►BUHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Velem1.2. vetv., fig. Velem, stërngopem, neveritem. Jam buhitur me të e s’dua t’ia shoh më sytë.3. pës. e BUHÍT.✱Sin.: velem, velitem, tejngo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur buhit dikë a kur buhitem; velje, tejngopje.2. Gjendja kur buhitemi.✱Sin.: velje, velitje, tejngopje, veselitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUHÍTUR (i, e) mb. I velur (me ëmbëlsira etj.), i tejngopur. E ndiente veten të buhitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUHÍ,~A f. 1. Festë e madhe me gjithë të mirat; drekë a darkë e pasur që shtrohet në raste gëzimesh; gosti. Nuk kish të mbaruar buhia e asaj nate! (folk.).2. Gëzim i madh, lodra, h…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUHÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., edhe fig. 1. I begatshëm, i pasur. Vit i mbarë e i buhishëm. Ditë të buhishme. Ujërat e buhishëm zbresin nga malet.2. Që është plot gëzim e hare, i gëzu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë