Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUFÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjel me kokë të madhe e të mbuluar me pupla si të bufit. Bufalët janë shpendë të rrallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFALÁK,~E mb., bised. Bufalaq. Grua bufalake.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFALÁQ,~E mb., bised. 1. Shumë i shëndoshë, bullafiq. Djalë bufalaq. Vajzë bufalaqe. Maçok bufalaq.2. I fryrë nga gjaku që pi (zakonisht për këpushat e mushkonjat). Mushkonjë bufa…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFALÁQ vep., ~A, ~UR bised., kal. E shëndosh tepër; e bëj si buf, bullafiq. E bufalaqi fëmijën.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFALÉSH mb. 1. Leshtor; flokëgjatë e mjekërdendur. Djalë bufalesh.2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Gjyryku i farkëtarit, kacek, fryrës. I frynte bufallës.✱Sin.: gjyryk, kacek, fryrës, shakull.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFÁLO,~JA m. sh. ~, ~T zool. (lat. Bonassus bison) Kafshë e egër nga familja e bizonëve, me trup të madh e të rëndë e me qime të gjata, me qafë të fortë e me brirë të lakuar, që r…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vathë ose kasolle e ulët në stan, ku mbahen kecat a qengjat e vegjël kur ndahen nga nënat. Fut (vë, ndaj) në bufar. Bufarin e mbante pastër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUFARÉNJ vep., ~TA, ~TUR arb., kal. Bymej duke e mbushur me ujë; fryj, mbufat; kund. tkurr. Bufarenj dërrasat e vozës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÚFAS ndajf. Bufthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë