Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUDALLALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. E bëj të humbasë aftësinë për të menduar e për të arsyetuar në mënyrë normale e të shëndoshë, e bëj budalla. - E budallallosi fare të shkretin!
2. Ia marr mendjen me budallallëqe, ia prish mendjen. Të budallallos me marrëzira.
BUDALLÁ,~QE mb., bised. 1. Që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm; që nuk kupton a nuk mëson dot as gjërat e lehta, që i ka trutë në fund të këmbëve, që e kanë l…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALL/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË bised. 1. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm; kungull (trangull) pa fara, fyell pa vrima; …
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Budallaçkë. - Aman, sa budallaqe kam qenë!
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÁÇKË mb. Budallaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Vajzë a grua budallaqe. Budallaçkë e madhe. - Mos u bëj budallaçkë! Po qesh si budallaçkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÍ,~A f., bised. 1. Të qenët budalla; budallallëk. Budallia s’ka fund. (fj. u.).2. Marrëzi, tërbim. E ka kapur budallia.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised., keq. Budallaqe. Këtu afër është një budallicë. - Zoti të vraftë, ori budallicë!
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÍSHT ndajf., bised. Si budalla, me budallallëk; në mënyrë të trashë; marrëzisht. Flet budallisht. I besojnë budallisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDALLÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Budallaqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUDÁLLTË (i, e) mb., bised. Që është karakteristik për një budalla; që është budalla. Llaf i budalltë. Po bëhet si i budalltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë