Fjalori
BUCELË

BUCÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e drunjtë si fuçi e vogëlpërdoret për të mbajtur ujë të pijshëm; enë prej balte a prej druri, zakonisht me lëfyt dhe e sheshtë nga njëra anë, që përdoret për ujë; fytak. Me bucelë krahut. Pi ujë nga bucela. Bucelë pa rrathë (keq.) njeri që nuk e mban fjalën; ai që i bën lak fjalësdhënë. Bucelën ngarkuar, / shaminëdorë, / Shkoje për në gurrë, / Moj vetullakurorë. (folk.). Kali ha tagji, gomari ngre bucelat. (fj. u.). Nuk mbushen bucelat me fjalëthata. (fj. u.). Breshka shan boblën e kungulli shan bucelën. (fj. u.).
2. Pjesë e rrumbullakëtqendërrrotësqerres etj., ku bashkohen spicat, rrezet ose telat dhe ku futet boshti. Bucela e qerres. Bucela e rrotësmullirit. Bucela e biçikletës. Rrathët e bucelës.
Sin.: bulirë, cumër, brinjë, bucë, bukli, burikë, bacungë, brijë.
Prish bucela (bute) e bën kënaçe (dikush) prish diçkamadhe e me vlerë për të rregulluar një vogëlimë me më pak vlerë; prish shtëpi e bën kasolle; qep një pëllëmbë e shqep një pash; gris gjirin e arnon pëqirin.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.