Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUÇ,~III m. sh. ~A, ~AT 1. zool., bised. Gjarpër; nepërkë. Këmisha e buçit. Bar buçi (bot.).
2. folk. Qenie e përrallave për të trembur fëmijët; gogol. U tremb fëmija nga buçi. - Të erdhi buçi, po fli!
3. bot. (lat. Geranium pusillum) Bar gjarpri, rruka e malit, bar buçi.
✱Sin.: gogol, buzhel, gogoc, kokodhon, kore, manxhuk, shpif.
►BUCÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Ngacmohem me dikë, cytem, ngucem.2. pës. e BUCÁT.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Veprimi kur bucat dikë a kur bucatem; ngacmim, cytje, ngucje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁJKË mb. 1. Fytyrërrumbullake dhe e shëndetshme. Fëmijë bucajkë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁK,~EI mb. 1. I fryrë; me trup të shkurtër e të ngjeshur. E bëj barkun bucak. Burrë bucak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁK,~EII mb. Moçalor, që s’e kullon ujin. Vend bucak. Tokë bucake.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Enë e drunjtë me lëfyt, që përdoret për ujë, bucelë e vogël, kënaçe, fytak. Lëfyti i bucakut. Mbanim ujë me bucak. Pinte verë prej bucakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Vend që mban ujë, që s’e kullon ujin; ligatinë, moçal. Çoi buallicat në bucak.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkopi i tundësit të qumështit. Tundte kosin me bucallë.✱Sin.: tundës, rrahës, filiç, punëtore, xhullirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUCÁN,~I m. sh. ~A, ~AT anat., krahin. Kofshë. Bucani i këmbës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë