Fjalori
BUBURREC

BUBURRÉC,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Calosma) Kandërr me krahëfortë e me brirthëgjatë, zakonisht me ngjyrëzezë a të errëtndritshme, që rronplehra, në mure etj. Buburreci i drithërave. Buburreci i duhanit. Luftimi i buburrecit. Ecën si buburrec. Shtohen si buburrecat. U bë buburrec (dikush) u mblodh nga frika.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e kësaj kandrre. Buburreci i bizeles (lat. Bruchus pisorum) buburrec i zi me pikabardha a të verdha, që lëshon vezëtbishtajat e bizeles etj. Buburreci drubirues (lat. Capnodis tenebrionis) buburrec i zi me kokë petashuqe, që dëmton kryesisht degët dhe gjethet e njomapemëve frutore. Buburreci i fasules (lat. Acanthoscelides obsoletus) nënlloj i buburrecit të bizeles. Buburreci i luleve (lat. Omophlus lepturoides) buburrec me kokëzezë e me flatra ngjyrë bronzi, i përhapur në Europën Qendrore e Jugore, që dëmton lulet. Buburreci me kryq (lat. Anisoplia agricola) buburrec rreth një cm i gjatë, me katër pullakuqërreme a të verdhasipërfaqen e flatrave, me brirthëshkurtër e me këmbëgjata, që dëmton kallinjtë e njomëdrithërave. Buburreci i patates (lat. Leptinotarsa decemlineata) buburrec deri një cm i gjatë, me krahë me vijaverdha ose të kuqërreme a të zeza dhe kokë me pikaerrëta, që dëmton pataten.
3. zool. Mizë dheu; milingonë; mizë përdhese.
4. zool. Bishtfultere. Buburrec me bishtlëvizshëm e shpatuk.
5. fig., mospërf. Njeri me trupvogël, pesë (dy) para burrë.


Rezultate të ngjashme

BUBURRÍ,~TË f. vet. sh. Gënjeshtra, rrena. - Lëri buburritë, se nuk t’i ble kush!

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBURRÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Nishan i vogël në fytyrë a në trup. I dolën vajzës ca buburrika, iu bënë si prush në qafë. - Ç’i ke këto buburrika laramane në fytyrë?!

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBURRÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Senecio vulgaris) Bimë barishtore njëvjeçare e yjoreve, me kërcell deri pesëdhjetë cm të lartë, me lule të verdha, që lidh fara me xhufkë p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.