Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUBURÍT (BUBURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Zien ngadalë me pak zjarr dhe bën një zhurmë të lehtë e të vijueshme. Buburit gjella në zjarr.
2. fig. Më zien diçka përbrenda, kam diçka të brendshme që më mundon e që do të shpërthejë. Po buburit nga zemërimi.
3. vet. v. III Buron mbyturazi, del ujë pak e nga pak nga dheu.
4. vet. v. III Lëshon një gjëmim të mbytur, uturin mbyturazi. Buburit deti (lumi).
BUBURÍCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trup të njeriut; lez; lyth.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që bën uji kur valon; buburitje.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBURÍSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bulë që del nga fundi i enës me ujë a me ndonjë lëng tjetër kur valon; flluskë. Buburiskat e ujit. Shi me buburiska. Uji po nxehej dhe po pëlcisnin …
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBURÍT (BUBURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Zien ngadalë me pak zjarr dhe bën një zhurmë të lehtë e të vijueshme. Buburit gjella në zjarr.2. fig. Më zien diçka përbrenda,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBURÍZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Kokrrizë gjalpi që del përsipër kur rrahim qumështin. Buburizat e gjalpit.2. bot. Syth bime që lidh kokërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBURÍZ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Mollëkuqe.2. Xixëllonjë, buburiskë.3. Morr i vogël bimësh e pemësh, zakonisht i gjelbër a me pika. Është e vogël buburiza, por dëmin e bën të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë