Fjalori
BUBULLIMË

BUBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjëmim i zgjatur dhe i mbytur kur vetëtin. Bubullimë e furishme (oshëtitëse, e zgjatur, e thellë, e largët, e mbytur, e madhe, e dobët). Jehona e bubullimës. Zë si bubullimë. Gjëmon bubullima. Krisi bubullima. Kur ka bubullimëmadhe, ka pak shi. (fj. u.).
2. Zhurmë e madhe dhe e zgjatur, gjëmim; krismë shurdhuese, buçimë. Bubullima e topave (e mortajave, e minave). Bubullima e kambanave. Zhurmat ngjanin si bubullima. Bubullima e lumit.
Sin.: gjëmim, ushtimë, oshtimë, buçimë, uturimë, bumbje, gjekëtimë, shungullimë, krismë.
Bubullimë (*rrufe, vetëtimë) në qiellkaltër (të kthjellët).


Rezultate të ngjashme

BUBULLÁR,~E mb. 1. I mbushur, i shkurtër e rrumbullak. Trup bubullar. Njeri bubullar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET kopsht. Lloj kungulli kokërrvogël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULLÍMTË (i, e) mb. Që vjen me bubullimë, që sjell zhurmë të madhe. Rrufe e bubullimtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULLÍ/N vep., ~U, ~RË jokal. 1. njëvet. Ushton një krismë e fortë, një zhurmë e madhe dhe e zgjatur pas vetëtimës, gjëmon. Bubullin moti. Diku larg bubullinte.2. Bubullon2. Bubul…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULLÍTËS,~E mb., fig. Që ushton; që është si bubullimë, gjëmues. Me zë bubullitës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. njëvet. Bubullin1. Bubullojnë qiejt. Vetëtin e bubullon.2. edhe fig., edhe v. I. Lëshoj një zë a bëj një zhurmë të fortë, të zgjatur e të mbytur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULLÚES,~E mb. 1. Që bubullon, gjëmues. Gjëmim bubullues. Rrufe bubulluese. Qiell bubullues. Krismë bubulluese.2. fig. Që kumbon shumë e bën zhurmë, bubullitës. Zë (tingull) bubu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.