Fjalori
BUBU

BUBÚ pasth. Përdoret kur shprehim pikëllim a një brengë, një shqetësimmadh ose keqardhjen e thellë për dikë a për diçka që na vjen e papritur; bobo. - Bubu, mor kurbet i zi! - Bubu, ç’na gjeti! Vajta një ditë me shtjerra, / Bubu nata, bubu sterra. (folk.).


Rezultate të ngjashme

BUBÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Boçe pambuku; boçe pishe.2. Boç1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULÁK ndajf. Me flakë të mëdha e duke kërcitur (për zjarrin); brambull. Digjet bubulak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULÁK,~E mb. 1. Që digjet me vrull, me flakë të madhe dhe duke kërcitur, që brambullin (për zjarrin). Zjarr bubulak.2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bëmë një bubulak. Nde…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULÁN,~E mb. Bubulak. Ndizu, ndizu, o zjarr bubulan! (folk.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Fishekzjarr. Bubular shumëngjyrësh.Sin.: fishekzjarr, fushqetë, qorrfishek.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBULÍM,~I m. 1. Gjendja kur bubulon diçka.2. Zhurmë e mbytur dhe e vijueshme e zjarrit, brambullimë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBUL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Digjet mirë e me brambullimë (për zjarrin). Bubulon zjarri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBÚNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mit. Qipull. I kanë hipur bubunjat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBURÁQ,~I m. sh. ~A, ~AT mit., arb. Përbindësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBURÍT (BUBURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Zien ngadalë me pak zjarr dhe bën një zhurmë të lehtë e të vijueshme. Buburit gjella në zjarr.2. fig. Më zien diçka përbrenda,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.