Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUBËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kërkoj e qëroj morrat në trup, në një rrobë ose në flokë; çmorritem.
2. fig., jokal. Bëj punë të vogla për të shtyrë kohën, merrem me vogëlsira e me çikërrima. Bubërron natë e ditë. Bubërronte nëpër shtëpi. Lodhej tërë ditën duke bubërruar nëpër bashtë. Qitmë (më jep) zot ç’të bubërroj. (fj. u.).
3. jokal. Kërkoj me kujdes në të gjitha anët për të gjetur diçka që më nevojitet duke trazuar gjithçka me dorë, rrëmoj, gërmoj. Bubërron nëpër xhepa (në dollap). Bubërroi në tërë shtëpinë, por nuk gjeti gjë. Kishte bubërruar për të shkuarën e tij.
4. jokal. Shkoj andej-këtej, sillem poshtë e lart pa ndonjë drejtim a ndonjë qëllim të caktuar; vërtitem, sorollatem; vet. v. III sillet e gumëzhin (për një turmë ose për një shumicë qeniesh). Turma bubërronte në oborr. Bubërruan për orë të tëra. Bubërronte fshatrave të krahinës. Tufat e zogjve vazhdonin të bubërronin gjithnjë e më ngadalë. I dukej sikur i bubërronin ca miza në tru
5. jokal., vet. v. III Kullot pak këtu e pak atje në vende me pak bar; kërkon ushqim andej-këtej, qëmton, gjëllin (për bagëtitë). Bubërronin qengjat. Zogjtë bubërrojnë. Bubërronin majat e barit.
6. fig., kal. Ngacmoj, cyt. E bubërroi me fjalë. - Mos e bubërro macen! E ka zakon të bubërrojë.
7. jokal. Flas nëpër dhëmbë a bisedoj me zë shumë të ulët, mërmërit, murmurij. Bubërronte duke psherëtirë. Diç bubërroi nëpër dhëmbë. Uli kryet e vazhdoi të bubërrojë diçka.
BÚB/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT BubëI, 1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT BubëI, 1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÍ,~A f., përmb. Tërësia e punëve të vogla, vogëlsirat, çikërrimat (kryesisht në shtëpi). Bubërri të panevojshme. Merret me bubërri. Kapet pas bubërrish.✱Sin.: vogëlsira, vogë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Punë pa rëndësi, vogëlsirë, çikërrimë, bubërri. Humb kohën me bubërrime.2. Çmorritje. Bubërrimi i flokëve.3. fig. Gërmim, zhbirim; qëmtim, gjëllim. Bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mospërf. 1. Send i vogël, gjë e vogël; punë e vogël.2. fig. Njeri trupimët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÍT vep., ~A, ~UR jokal. Bubërroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BUBËRRÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. Bubërrohem.2. pës. e BUBËRRÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kërkim me ngulm, rrëmim, gërmim. S’kishin të mbaruar bubërritjet në biografi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BUBËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngacmohem me dikë. - Seç bubërrohen kështu, si fëmijë!2. vetv. Merrem me një punë të vogël a me gjëra të parëndësishme.3. pës. e BUBËRR…
Shfaq përkufizimin e plotë →BUBËRRÚES,~E mb. 1. Që e ka zakon të bubërrojë; që rrëmon e kërkon kudo.2. Që merret me punë të vogla, që e shtyn kohën me punë pa punë.3. Që sillet andej-këtej duke gumëzhirë. Tur…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë