Fjalori
BUBË
BUBË

BÚB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Bombyx mori) Vemje e rritur para se të shndërrohetflutur ose në krimb, zakonisht e mbuluar me push, krimbalesh; krimb mëndafshi, krimbi i fshikës. Si buba leshatuk. Gëlojnë buba e buburreca. Bubë mishi (zool.) mizë mishi e hirtë. Bubë veshi (zool.) gërshërëz.
2. zool. (lat. Ascaride lumbricoide) Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba. Ngjyrë bube ngjyrë e verdheme.
3. zool. Rrëshqanor që të ha (gjarpër, zhapi etj.); rrëshqanës, beronjë.
4. zool. Morr i vogël, thërrijë. Ka zënë buba fëmija. Bar bubash. Gjej buba.
5. krahin. Pushi i një rrobeleshtë. Buba e shajakut (e velenxës).
6. përk. Vajzë e vogël që sa ka filluarecë.
7. anat., euf. Organi gjenital i vajzavevogla (kryesishtligjërimin e nënave). - Mbuloje bubën! Lila jashtë e buba brenda. (folk.).

BUBË

BÚB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. mit. Qenie fantastikepërfytyrohej si përbindësh a si gjarpër i madh, me të cilin trembnin zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, vovë. E fryftë buba! (mallk.). U bubë (dikush) u tmerri i të tjerëve, u gogol për dikë. - Mos i trembni fëmijët me buba e me vova!
2. etnogr. Dordolec për të trembur zogjtëarambjella; gogolesh.
3. etnogr., euf. Babai (kur emri i babait përdoret për t’i trembur fëmijët a për t’i vënëgjumë). - Fli (rri urtë), se erdhi buba!


Rezultate të ngjashme

BÚB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Kokël e vogël nga fijet ose nga pushi i leshit të ngatërruar. Lesh me shumë bubla.2. Gonxhe. Kishte lëshuar bubla.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBËLÍS vep., ~I, ~UR arb., jokal., vet. v. III Nxjerr një zhurmë të vazhdueshme kur fluturon diçka. Bubëlis kandrra fluturake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÚB/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT BubëI, 1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBËRRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT BubëI, 1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBËRRÍ,~A f., përmb. Tërësia e punëve të vogla, vogëlsirat, çikërrimat (kryesisht në shtëpi). Bubërri të panevojshme. Merret me bubërri. Kapet pas bubërrish.Sin.: vogëlsira, vogë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÚBËS,~I m. sh. ~A, ~AT mjek, bised. Askaride.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÚBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Vrimë e vogël në pushkët me strall, ku vihet agzoti për t’i dhënë zjarr barutit. Bubëza e pushkës. Vinin agzot në bubëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÚBËZA,~T f. vet. sh. 1. Zemërim, inat. Më hipën bubëzat. Jam me bubëza. Në kulmin e bubëzave. I zbrazi tërë bubëzat.2. Tekë, trill. Plaku është me bubëza.3. Naze, ojna. I kishte b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBËZÍM,~I m., bised. Veprimi kur bubëzoj dikë a kur bubëzohem; zbukurim i tepërt, pispillosje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BUBËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Pispillos, ujdis, ormis. E bubëzonte motrën e vogël si nuse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.