Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BUÇÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë a krismë e fortë që shpërthen menjëherë dhe me jehonë; zë i lartë dhe i fuqishëm; thirrje prej shumë zërash; ushtimë, uturimë. Buçimë shurdhuese. Buçima e topave (e minave). Buçima e daulles (e tambureve). Buçima e detit (e lumit, e përroit). Buçima e malit (e pyllit). Buçima e këngës. Buçima e turmës. Buçimë trembëse (e tmerrshme, gjëmëmadhe). Buçimë e mbytur (e lehtë). Shpërtheu si buçimë. Këndohet me buçimë.
2. fig. Jehona e fuqishme e një ngjarjeje me rëndësi. Buçima e luftës. Buçimë gëzimi.
3. Zhurmë e mbytur që ndiejmë në veshë. Buçima e gurit të mullirit.
✱Sin.: ushtimë, oshtimë, uturimë, bubullimë, bulurimë, rrapëllimë, rraptimë, gumëzhimë, vrungullimë, shpërthim, gjëmim, gjëmë, kërcitje, shungullimë, jehonë, kumbim, bujë, buçitje, zhurmë, gumëzhim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë