Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT dhe ~RA, ~RAT 1. Reshje e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.; vesë e ngrirë. Bryma e parë. Bryma e vjeshtës. Brymë në Sahara! Cipë bryme. Ra brymë. Pamje e bukura e brymës. E zuri (e prishi) bryma. Mimozat shpërthejnë papritur përmes brymës së pemëve. Rrofsh sa kungulli në brymë! (tall.). Mori çika vetullkurorë, / A je brymë a je borë. (folk.). Bryma s'bëhet dëborë. (fj. u.). Ajo brymë për atë frymë është bërë. (fj. u.).
2. Shtresë e hollë kristalesh akulli që formohet nga ngrirja e avujve ose e lagështirës së ajrit në sipërfaqen e sendeve të ftohta, në frigoriferë etj.
✱Sin.: brazimë, mardhë, çaf, ciknë.
♦ Brymë në diell diçka që mbaron shpejt, që zhduket menjëherë, që shkrin sakaq pa lënë gjurmë; shkrihet (humbet, tretet) si kripa në ujë (diçka). Brymë para diellit diçka së cilës do t’i vijë fundi shpejt, diçka që s’e ka të gjatë; diçka së cilës i vjen e keqja prapa. Aq sa mban bryma fare pak; shumë shpejt, menjëherë; sa të marrësh frymë; sa të thuash një.
BRÝMËS,~E mb. 1. Që ka ngjyrë gështenjë në të kuqe, në ngjyrë të uthullës, i kuqërremë, i mushkëllyer (kryesisht për kuajt). Kalë brymës. Pelë brymëse.2. si em. m. Sipas kuptimit t…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÝMËS,~I m. 1. vjet. Muaji nëntor, brymori.2. Njeri që ka shumë ftohtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRYMÁK,~E mb. Që piqet vonë në vjeshtë; që e ka zënë vjeshta në arë; vjeshtuk. Duhan brymak.✱Sin.: vjeshtuk, vjeshtar, vjeshtarak.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÝME mb. 1. Që ka qime bojë hiri në të errët; kënutë. Dhi bryme.2. fig. E thinjur nga pleqëria, sikur i ka rënë bryma në krye. Grua bryme.3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRYM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mbulohem me brymë; vet. v. III i zë bryma. Brymohen bimët. Janë brymuar arat.2. fig., vetv. Thinjem, zbardhem, çilem, sikur më ka rënë bo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRYM/ÓN vep. ~ÓI, ~ÚAR kal., vet. v. III 1. E mbulon me brymë. I paska brymuar arat (qielli, moti).2. fig. E zbardh si brymë. Dhembja ia brymoi fytyrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRYMÓR,~I m., vjet. Muaji nëntor, brymës. Si pjalmi në muaj të brymorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRYMÓS vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj me brymë. I brymosi pemët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÝMTË (i, e) mb. 1. Që e ka zënë bryma në arë, i brymuar. Bar i brymtë. Jonxhë e brymtë. Speca të brymtë.2. Që ka ngjyrë hiri në të errët, çil. Dhi e brymtë. Kuaj të brymtë. Bojë …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRYMÚAR (i, e) mb. 1. Që është brymuar. Kunguj të brymuar.2. I mbuluar me brymë. Livadhe (pemishte) të brymuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë