Fjalori
BRYDHET

BRÝDH/ET jovep., ~(u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Bëhet i brydhët, zbutet, squllet, ndulket (kryesisht për pemët). Dardhatkashtë brydhen. Pjepri i lënëdiell brydhet e s’hahet më. Me kashtë e me kohë do të brydhen edhe gorricat. (fj. u.).
2. vetv. Bëhet i butë, zbutet. Brumi brydhet po ta lësh shumë. Oktapodi brydhet duke e përplasur për guri. - Lëre mishinbrydhet!
3. vetv. Bëhet diçkakokrravogla, shkërmoqet. Tokat u brydhën nga ngricat.
4. pës. e BRYDH.

BRYDHËT

BRÝDHËT (i, e) mb. 1. I butë, që pritet, që copëtohet a që hahet lehtë, i ndulkët (për pemët, për mishin, për gatesat etj.); që punohet lehtë, i shkrifët, i butë (për tokën); kund. i fortë, i ashpër. Pemë të brydhëta. Dardhë (hurmë) e brydhët. Mish i brydhët. Bakllava e brydhët. Tokë e brydhët. Dhe i brydhët. Sapun i brydhët. Llaçi u zbut e u i brydhët.
2. Që nuk është fishkur a nuk është tharë; jo i fortë e jo i ashpër; i butë e i njomë; kund. i tharë, i thatë, i ashpër. Dorë e brydhët. Lëkurë e brydhët. Bebe me krahë e me këmbë të brydhëta.
3. fig. Që nuk ka shumë forcë, që ndriçon pak; i butë, i dobët; kund. i fortë, i fuqishëm, verbues. Dritë e brydhët. Rreze e brydhët. Shkëlqim i brydhët. Flakë e brydhët. Ëndrrat tona janë të brydhëta.
4.vjen i dobët e i mekët nga natyra a nga ndonjë sëmundje, i brishtë; kund. i shëndetshëm, i shëndoshë. Trup i brydhët. Fëmijë i brydhët. Me krahëbrydhët.
5. fig.është shumë i ri në moshë dhe nuk e ka përvojën dhe forcën e nevojshme për ta përballuar vetë jetën. Djelmosha endebrydhët.
6. fig.preket shpejt, që ndikohet lehtë; që është i mirë, i bindur e i afruar me të tjerët. Fëmijë i brydhët. Tipat e brydhët preken shpejt.
7. fig., mospërf. I squllët, i ngathët. Njeri i brydhët.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.