Fjalori
BRUSHMË

BRÚSHM/Ë (i), ~E (e) mb. 1. I athët, që ka shije pak si të thartë e pak si të hidhur (për verën dhe për disa pemë); kund. i ëmbël. Verë e brushme. Kumbull e brushme. Komposto e brushme.
2. fig. Që nuk sillet butë e me dashamirësi; i vrazhdë, idhnak, i sertë (për njerëzit); kund. i butë. Njeri i brushmë.
Sin.: i athët, i thartë, i tharmë, athëtor, thartosh, i pikët, bistër, i ashpër, i vrazhdë, idhnak, i sertë, i rreptë, i egër, i prapë, zemërak, i hidhur.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.