Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRUMÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Gatimi i brumit, brumim. Makina e brumosjes. Punëtor i brumosjes.
2. fig. Veprimi kur brumos dikë a kur brumosem. Brumosja e rinisë (e studentëve). Brumosja e njeriut.
✱Sin.: brumëzim, mbrujtje, ngjeshje, ngjizje, zbutje, brydhje, squllje, ndulkje, tutëlim, përgatitje, gatim, edukim, formim.
BRUMÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Gatuaj brumin për bukë etj., bëj brumë; mbruj. Brumos me duar. Shumë shtëpi tymosin, po pak dinë të brumosin. (fj. u.).
2. E bëj diçka të butë si brumë. I brumosi lakrat për bagëtinë.
3. fig. E formoj dikë nga karakteri, e përgatit dhe e edukoj siç duhet, e kalit. Shkolla brumos të rinjtë për të ardhmen e kombit.
4. fig. Përgatit, vë themelet e diçkaje; e forcoj, e bëj të pathyeshëm. Me gjakun e tyre brumosën demokracinë.
✱Sin.: brumoj, mbruj, ngjesh, ngjiz, brumëzoj, zbut, brydh, squll, ndulk, tutëloj, gatuaj, përgatit, edukoj, formoj, forcoj, fuqizoj, mëkëmb, përmirësoj.
BRUMÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Gatuaj brumin për bukë etj., bëj brumë; mbruj. Brumos me duar. Shumë shtëpi tymosin, po pak dinë të brumosin. (fj. u.).2. E bëj diçka të butë si brumë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRUMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet duke u gatuar, bëhet si brumë; mbruhet.2. fig., vetv. Formoj karakterin e botëkuptimin tim, edukohem, kalitem; formohem …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRUMÓSUR (i, e) mb. 1. Që është brumosur, i gatuar, i ngjeshur. Miell i brumosur.2. Që është zbrujtur, i brumëzuar. Mollë (dardhë) e brumosur.3. fig. I përgatitur dhe i formuar mir…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë