Fjalori
BRUMËZOJ

BRUMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj brumë, gatuaj brumë. Brumëzoj miellin.
2. E bëj si brumë, e gatuaj dhe e zbut si brumë, e zbruj. Bryma i brumëzon lakrat.
Sin.: brumoj, brumos, zbrum, zbrumoj, zbut, brydh, mbryll, squll, ndulk, tutëloj, sqaq.


Rezultate të ngjashme

BRUMËZÍM,~I m. Veprimi kur brumëzoj diçka; zbutje, zbrujtje. Brumëzim nga lagështia.Sin.: brumosje, zbutje, zbrujtje, zbrunim, brydhje, squllje, ndulkje, tutëlim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BRUMËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Zbutet e bëhet si brumë; zbruhet. Dardha brumëzohet më shpejt se ftoi.2. pës. e BRUMËZÓJ.Sin.: brumohet, brumoset, zbrumet,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRUMËZÚAR (i, e) mb. 1. I zbutur, i squllur. Dardhë e brumëzuar. Ftonj të brumëzuar.2. I butë si brumë, i brydhët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.