Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRONKOSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Aparat optik për kontrollin e trakesë dhe të bronkeve. Bronkoskop modern me kamera të integruar. Përdorimi i bronkoskopit. Ekzaminim me bronkoskop.
BRONKOSKOPÍ,~A f., mjek. Kontroll i bronkeve me bronkoskop. Këshilloi të bëhej një bronkoskopi. Rezultatet e bronkoskopisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONKOGRAFÍ,~A f., mjek. Kontroll i bronkeve me anë të rrezeve; kontroll radiologjik i bronkeve. Bronkografia pulmonare. Të dhënat (rezultatet) e bronkografisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONKOPNEUMONÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Pezmatim i bronkeve dhe i mushkërive. Shërimi i bronkopneumonisë. Raste me bronkopneumoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë