Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRONKIÁL,~E mb., anat. Që lidhet me bronket, i bronkeve. Trungu bronkial. Sistemi bronkial. Gjëndrat bronkiale. Frymëmarrja bronkiale. Astma bronkiale (mjek.). Sëmundje bronkiale.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONKIÓL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. Gyp i vogël i bronkeve që përfundon me një hojëz. Në bronkiolë ka qeliza të indeve të muskujve. Bllokim i bronkiolave. Bronkiolat e frymëmarrjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONKÍT,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Sëmundje e bronkeve që shfaqet me skuqjen dhe me ënjtjen e cipës së tyre, mahisje e bronkeve. Bronkit kronik (akut). Bronkit ngjitës. I sëmurë me br…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Metal jo i thjeshtë me ngjyrë kafe të çelët, që del nga lidhja e bakrit me kallajin e me zinkun, tunxh. Bronz i pastër. Medalje (përmendore) bronzi. Pluh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONZÍM,~I m. 1. mek. Veprimi kur bronzoj diçka; veshje me bronz e sipërfaqes së diçkaje; lyerje e sipërfaqes së një sendi me pluhur bronzi të përzier me lëndë ngjitëse. Bronzimi i…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONZÍN/Ë,~A f. sh. ~E, ~ET mek. Veshje cilindrike prej bronzi për të zvogëluar fërkimin e boshteve etj. Bronzina e boshtit (e pompës). Dëmtimi (konsumimi) i bronzinave. Bronzina t…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRONZ/ÓHEM jovep. ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr ngjyrën e bronzit. U bronzova në plazh.2. pës. e BRONZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mek. Vesh me bronz sipërfaqen e diçkaje; lyej sipërfaqen e një sendi me pluhur bronzi të përzier me lëndë ngjitëse. Bronzoi një statujë të vogël. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÓNZTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej bronzi, që është punuar me bronz. Bust i bronztë. Statujë e bronztë. Koka e bronztë e bustit. Kalë i bronztë. Medalje e bronztë.2. fig. Që …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRONZÚAR (i, e) mb. 1. mek. I veshur me bronz; i lyer me ngjyrë bronzi. Mburojë e bronzuar.2. fig. I nxirë në diell, i bronztë. Trup i bronzuar. Fytyrë e bronzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë