Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRISHTRÉMBËR mb. Që ka brirë të shtrembër; kund. bridrejtë. Kafshë brishtrembër.
BRISHT vep., ~A, ~UR kal. Brishtoj1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÁK,~E mb. 1. I brishtë2. Fëmijë brishtak.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÁN,~E mb. 1. I brishtë2. Djalë brishtan.2. Biskonjë (për femra). Grua (vajzë) brishtane.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRÍSHT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Brishtohem.2. pës. e BRISHT. Me një dem a kalë për lakut, / Ish brishtur kthetrash s’Karadakut. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÍ,~A f. Brishtësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÍM,~I m. 1. Veprimi kur brishtoj diçka a kur brishtohem; kthim në gjendje të brishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Thjerrë1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTNÍ,~A f. Brishtësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRISHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet copë-copë, thërrmohet; gërmohet, shkallmohet.2. vetv. Bëhem i brishtë. Është brishtuar shumë nga pleqëria.3. pës. e …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj copë-copë, thërrmoj; gërmoj, shkallmoj. E ka brishtuar ngrica dheun. Brishtoj trahananë.2. fig. E bëj të brishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÚAR (i, e)I mb. Që është bërë i brishtë, i brishtësuar. Lëkurë e brishtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTÚAR (i, e)II mb. 1. I thërrmuar; i copëtuar, i brishtur. Hasude e brishtuar.2. I shkallmuar, i prishur. Mur i brishtuar prej motit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÍSHTUR (i, e) mb. Që është brishtur; i thërrmuar, i copëtuar. Tokë e brishtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÍSHTË (i, e) mb. 1. Që thyhet lehtë; që thërrmohet shpejt. Lëndë e brishtë. Qelq i brishtë. Enë e brishtë. Lodër e brishtë. Dru (kërcell) i brishtë. Tokë e brishtë.2. Që vjen i d…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i brishtë, vetia e diçkaje a e dikujt që është e brishtë. Brishtësia e foshnjës. Brishtësia e flatrave. Brishtësi e skajshme. Brishtësia e demokraci…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTËSÍM,~I m., libr., edhe tek. Gjendja kur brishtësojmë a kur brishtësohet diçka; kthim në gjendje të brishtë. Brishtësim i kockave (i materialeve plastike).
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTËSÍSHT ndajf., libr. Me brishtësi; në mënyrë të brishtë. Ajo i shtriu dorën brishtësisht. Iu përgjigja brishtësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRISHTËS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Kthehet në gjendje të brishtë. Çeliku mund të brishtësohet nga përpunimi. Brishtësohet shpirti i njeriut.2. pës. e BRISHTË…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., edhe tek., kal. E bëj të brishtë a më të brishtë; kthej në gjendje të brishtë diçka. Kjo sëmundje brishtëson indet.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRISHTËSÚAR (i, e) mb., libr., edhe tek. I kthyer në gjendje të brishtë; që mund të prishet a të dëmtohet lehtë. Duar të brishtësuara. Material i brishtësuar. Lidhje (marrëdhënie) …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë