Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►BRIJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III I dalin brirët. Deshtë brijohen herët.
2. vetv., vet. v. III Bëhet gati të godasë me brirë, ul kokën dhe nxjerr brirët përpara, kërcënohet me brirë (zakonisht për kaun, për dashin a për cjapin). U brijuan dhitë.
3. fig., vetv. Bëhem gati të zihem me dikë; i kërcënohem, hakërrohem (për njerëzit). - Ç’po brijohesh si dash? Sa ishin të vegjël brijoheshin shumë me njëri-tjetrin.
4. fig., vetv. Më rritet mendja, mbahem me të madh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë