Fjalori
BREZAR

BREZÁR,~E mb. Që ka breza, që është breza-breza. Ka brezar. Dhi brezare. Mollë brezare. Gur brezar.

BREZAR

BREZÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Brez3.
2. Brezare2.
3. Copë dërrase e ngulur në mur, që shërben për të varur rrobat në të.
4. Rrip toke ku është mbjellë një lloj bime e ndryshme nga ato të ngastrave që janë në të dyja anët.
Sin.: brezar, tarracë, sumbullore, vetullore.


Rezultate të ngjashme

BREZÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shtresë pllakash shkëmbore që pret pjerrtas një kodër, shtratin e një lumi etj. Brezaret lumore. Nxjerr gurë nga brezarja. Janë prishur brezaret naty…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZARGJÉND,~E mb., poet. Që ka brez të argjendtë. Nusja brezargjende. Të prita pse s’erdhe mbrëmë, / Linjë e hollë e brezargjende (folk).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZARÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur brezaroj diçka; hapje e brezareve në një kodër. Brezarimi i shpateve. Blloqet sistemohen me brezarim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZÁRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ndërt. Gozhdë e madhe që përdoret për të mbërthyer brezat e murit. Përdornin brazarka të trasha për të mbërthyer.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BREZAR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Mbushet me brezare, bëhet i gjithi me brezare. U brezaruan kodrat e bregdetit.2. pës. e BREZARÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Hap brezare. Brezaruan faqen e kodrës.2. E bëj murin me brezare, i vë breza murit. E brezaroi dy herë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZARÓJAS ndajf. Brezahipthi, kaluarthi. Luajnë brezarojas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREZARÚAR (i, e) mb. I bërë me brezare, i kthyer në brezare. Kodra të brezaruara. Shpate malesh të brezaruar nga natyra.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.