Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRÉSH/ËR,~RI m. 1. Reshje që formohet nga pikat e shiut të ngrira si akull në ajër dhe që bie kokrra-kokrra, zakonisht në verë. Breshër i fortë (i madh, kokërrmadh). Kokërr breshri. Re breshri. Shi me breshër. Bie breshër. E zuri breshri. I prishi bimët breshri. S’qëndron breshri mbi breshkë. (fj. u.). Kush mbjell duhi, korr breshër e shi. (fj. u.). I laguri nga shiu, nuk trembet nga breshri. (fj. u.).
2. edhe fig. Shumicë a sasi e madhe dhe e pandërprerë e diçkaje, që bie a rrjedh me vrull, breshëri. Breshër plumbash (gjylesh). Breshër gurësh. Lëshoi një breshër fjalësh. Breshër duartrokitjesh. Breshër pyetjesh. Breshër sharjesh (qortimesh). Breshër lotësh.
♦ Breshri e rreh e hunda me majë iron. thuhet kur dikush kërkon shumë më tepër nga ajo që i takon; nuk vlen aq sa pretendon; edhe qeros, edhe qibar (fodull); dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtin përpjetë (cakërr). Iku nga *shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër) (dikush). *Re me breshër. *Shi me breshër.
BRESHËRÁK,~E [BRESHARÁK,~E] mb. Që është kokrra-kokrra. Borë breshërake. Reshedi bresharake.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÁK,~U [BRESHARÁK,~U] m. Breshër i hollë, breshërimë, breshnizë. Binte një bresharak që s’kishte të pushuar.✱Sin.: breshër, breshërimë, breshnizë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arb. Brëshërim. Vjen një breshëratë dhe e shkund.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. usht. Të shtëna të shumta e të menjëhershme me armë automatike ose me shumë armë së bashku. Breshëri automatiku (mitralozi, pushkësh, armësh, raketash,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Rënie e breshrit; reshje breshri. Breshërim i paparë ndonjëherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÍMË mb. I shkoqur e kokrra-kokrra si breshër. Dhe (tokë) breshërimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËRÍT vep., ~I, ~UR jokal. Breshëron.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., kal. Qëlloj me breshëri. Breshëroi artileria.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRESHËR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie breshër, breshërit. Jashtë breshëron. Nuk po breshëronte më.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉSHËRT (i, e) mb., fig. Që është si breshër; që bie si breshër. Tinguj (zëra) të breshërt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë