Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRENDAQELIZÓR,~E mb., biol. Që ndodh a që zhvillohet brenda qelizës. Uji (lëngu, mjedisi) brendaqelizor. Parazit brendaqelizor. Frenimi i veprimtarisë brendaqelizore.
BRÉNDA ndajf. 1. Në pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉNDA parafj. (me një emër të r. rrjedhore) 1. Kur diçka ndodhet a kryhet në pjesën e brendshme të sendit ose në vendin që shënon emri, në hapësirën që përfshijnë kufijtë e një ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDADHÉSH/ËM (i), ~ME (e) I nëndheshëm. Dukuri e brendadheshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAEPTÍM,~I m., gjuh. Përdorimi i morfemave për të treguar një ndryshim sintaksor a semantik brenda fjalës; eptim i brendshëm. Fjalë pa brendaeptim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAFISNÓR,~E mb. Që lidhet a që ka të bëjë me fisin, që i përket fisit; që bën pjesë në fis; që është a që bëhet brenda fisit; fisnor; kund. jashtëfisnor. Martesa brendafisnore.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAGJUHËSÓR,~E mb. Që ndodh a që shfaqet brenda një gjuhe; kund. jashtëgjuhësor. Krahasim (rindërtim) brendagjuhësor. Përkthim brendagjuhësor. Gramatikalizim brendagjuhësor. Duk…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAKAFKÓR,~E mb., anat. Që ndodh a që shfaqet brenda kafkës. Zgjerues brendakafkor.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAMITRÓR,~E mb., mjek. Që është ose që zhvillohet brenda mitrës. Çrregullime brendamitrore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAMUSKULÓR,~E mb., mjek. Në muskul. Injektim brendamuskulor. Rrugë brendamuskulore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDANDÉZUR (i, e) mb., libr. 1. Që digjet pa flakë. Zjarr i brendandezur.2. fig. Që vlon përbrenda, që nuk shuhet. Ndjenjë (plagë) e brendandezur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAPARTIÁK,~E mb. Që ndodh a që shfaqet brenda një partie. Problem (konsultim, votim, debat) brendapartiak. Organizim (komision) brendapartiak. Çështje (reformë, luftë, konkurre…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDASHKR/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. gjeom. Vizatoj një figurë gjeometrike brenda një figure tjetër. I brendashkruaj trekëndëshit një rreth. Figurën mund ta brendashkruajmë në n…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDASHKRÚAR (i, e) mb. 1. gjeom. Që është vizatuar brenda një figure tjetër. Rreth i brendashkruar. Katërkëndësh (shumëkëndësh) i brendashkruar. Rrathë të brendashkruar.2. fig. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BRENDASHKRÚ/HET jovep., ~A (u), ~AR pës., vet. v. III e BRENDASHKRÚAJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDASHQIPTÁR,~E mb. Që ndodh a zhvillohet brenda Shqipërisë a shqiptarëve Problem brendashqiptar. Çështje (grindje, përçarje) brendashqiptare. Tema të konflikteve brendashqiptare…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDASHTÉSË,~A f., gjuh. Ndajshtesë në mes të trupit të fjalës (brenda rrënjës a temës së saj).
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDATRUPÓR,~E mb., mjek. Që ndodhet a që zhvillohet brenda trupit. Pastrimi brendatrupor i gjakut. Komunikimi brendatrupor.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDATRUPËZÍM,~I m., libr. Veprimi kur brendatrupëzoj diçka; përfshirje e diçkaje të re në diçka tjetër që ekziston.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDATRUPËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Bashkoj a përfshij diçka të re brenda diçkaje tjetër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉNDAZI ndajf. 1. Nga brenda, së brendshmi; kund. jashtazi. Këtë duhet ta kërkojmë e ta gjejmë brendazi. Ka një vlerë të madhe brendazi dhe jashtazi. Një krenari që vjen brendazi.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë