Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRENDAPËRBRÉNDA parafj. Përdoret me emra të rasës rrjedhore që shënojnë vend a diçka tjetër me caqe, përbërje e përmasa të përcaktuara, me kuptimin “vetëm në hapësirën që përfshijnë kufijtë (e diçkaje), vetëm në pjesën e brendshme (të diçkaje), vetëm në gjirin (e diçkaje); brenda”. Brendapërbrenda familjes. Brendapërbrenda shkollës. Brendapërbrenda vendit. Brendapërbrenda rrethit.
BRÉNDA ndajf. 1. Në pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉNDA parafj. (me një emër të r. rrjedhore) 1. Kur diçka ndodhet a kryhet në pjesën e brendshme të sendit ose në vendin që shënon emri, në hapësirën që përfshijnë kufijtë e një ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAEPTÍM,~I m., gjuh. Përdorimi i morfemave për të treguar një ndryshim sintaksor a semantik brenda fjalës; eptim i brendshëm. Fjalë pa brendaeptim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAFISNÓR,~E mb. Që lidhet a që ka të bëjë me fisin, që i përket fisit; që bën pjesë në fis; që është a që bëhet brenda fisit; fisnor; kund. jashtëfisnor. Martesa brendafisnore.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAKAFKÓR,~E mb., anat. Që ndodh a që shfaqet brenda kafkës. Zgjerues brendakafkor.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDAMITRÓR,~E mb., mjek. Që është ose që zhvillohet brenda mitrës. Çrregullime brendamitrore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDANDÉZUR (i, e) mb., libr. 1. Që digjet pa flakë. Zjarr i brendandezur.2. fig. Që vlon përbrenda, që nuk shuhet. Ndjenjë (plagë) e brendandezur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDASHTÉSË,~A f., gjuh. Lloj ndajshtese brenda trupit të fjalës. Me anë të brendashtesës -pa- krijohen fjalët e prejardhura “i pasjellshëm” e “i papunuar”.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRENDATRUPÓR,~E mb., mjek. Që ndodhet a që zhvillohet brenda trupit. Pastrimi brendatrupor i gjakut. Komunikimi brendatrupor.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉNDAZI ndajf. 1. Nga brenda, së brendshmi; kund. jashtazi. Këtë duhet ta kërkojmë e ta gjejmë brendazi. Ka një vlerë të madhe brendazi dhe jashtazi. Një krenari që vjen brendazi.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë