Fjalori
BRENË

BRÉNË,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Tokë e shembur, e rrëzuar, e gërryer. Këtë tokë e hëngri brena.
2. Vend i thyer; greminë. Shkanë në një brenë.

BRENË

BRÉNË,~AIII f. sh. ~A, ~AT fet. Ndëshkim, dënim, goditje. I mori brena e Zotit. Dimri i sivjetëm qe një brenë për bagëtinë.


Rezultate të ngjashme

BREN,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Abies alba; Abies pectinata; Abies picca) Bredh i bardhë.2. Bredh i zi (lat. Abies nigra; Picea nigra).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRENC,~I m. sh. ~A, ~AT Thikë për pastrimin e kores së djegur të bukës. Brenc buke.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNDA ndajf. 1. Në pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjes…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNDA parafj. (me një emër të r. rrjedhore) 1. Kur diçka ndodhet a kryhet në pjesën e brendshme të sendit ose në vendin që shënon emri, në hapësirën që përfshijnë kufijtë e një ve…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRENDÍ,~A f. 1. Përmbajtja e një vepre, e një shkrimi, e një letre etj.; përmbajtja e një pune a e një veprimtarie, thelbi i diçkaje. Brendia e letrës. Brendia e romanit (e tregimi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNDËL mb., krahin. Që e ka zakon të kalojë shumë kohë në shtëpi, që nuk ka dëshirë të dalë përjashta, që s’e kapërcen pragun. Është njeri brendël.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNG/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Mëllë, bullungë që u del njerëzve e kafshëve; shenja që lë në trupin e tyre. Me duar plot brenga e kallo.2. Gjurmë plage që mbetet në lëkurë si shenjë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje shpirtërore e rëndë; dhembje e shkaktuar nga një fatkeqësi a vuajtje, nga malli etj.; hidhërim, kund. lumturi. Brengë e thellë. Brengat e jet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉNG/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. Brengë thiu (lat. Asparagus acutifolius) Bimë barishtore shumëvjeçare, me fije të imëta dhe me mënjolla të tulta, që hahen; bar miu, kafe e egër, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRENÍM,~I m. 1. Shi i madh e i ngadalshëm, që zgjat shumë.2. I ftohtë i thatë e me erë. Sot qe një brenim i madh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.