Fjalori
BREJË

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BREJ
BREJ

BREJ vep., ~TA, ~TUR 1. kal. E bëj grimca-grimca pak e nga pak diçkafortë (me dhëmbë a me një vegël). Brej bukën. Brej me dhëmbë. Miu bren letrën. Qeni bren kockat. Mola bren rrobat. Uria bren gurët. (fj. u.). Krimbi bren drurin. (fj. u.). Kush ka dhëmbfortë, bren edhe kockën. (fj. u.). Konopi i butë bren gurin e fortë. (fj. u.).
2. kal., vet. v. III E ha pak e nga pak, e gërryen; e dëmton duke e kruar e duke i hequr grimca pak nga pak. Ndryshku bren hekurin. Pusi e brejti litarin. Era bren tokën. Shiu bren shkëmbinjtë. Uji që derdhet njëherësh e lan dheun, uji që bie pikë-pikë e bren gurin. (fj. u.). Dalëngadalë bren miu arrën. (fj. u.).
3. jokal., vet. v. III kruhet shumë, më ha. I brente trupi (koka). Më brejnë duart.
4. fig., jokal., vet. v. III (me trajtëshkurtër përemërore).shqetëson a më ngacmon vazhdimisht diçka; më mundon shumë përbrenda, s’më lë të qetë; më pikonzemër (në shpirt). E bren ndërgjegjja. Më bren malli për dikë. Më bren meraku. E bren dyshimi (smira). Më bren zemrën (shpirtin). E brejnë kontradiktat. Smira e bren zemrën e njeriut. (fj. u.).
5. fig., kal. Kuptoj, mësoj, përvetësoj; e bluaj. E brej mësimin.
Sin.: grij, grimcoj, thërrmoj, ha, gërryej, shkoq, bluaj, skërmit, imshtoj, gërmit (gërmis), ronit, nduk, kruhet, mundon.
Bren (ha) çelikun (*hekurin) (me dhëmbë) (dikush). E bren (e ha) *krimbi (dikë). bren (më ha, më gërryen) *përbrenda. Më bren (më ha) *zemra (te dikush a te diçka). bren *zemrën (diçka).


Rezultate të ngjashme

BREJ vep., ~TA, ~TUR 1. kal. E bëj grimca-grimca pak e nga pak diçka të fortë (me dhëmbë a me një vegël). Brej bukën. Brej me dhëmbë. Miu bren letrën. Qeni bren kockat. Mola bren r…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thikë e vogël pa dorezë; thikë e vjetër a teh brisku për të kruar bukën, magjen etj.; brisk i keq. E mprehtë si brejcë. Gërryej me brejcë. Brejcë që s’…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREJTÁN,~E mb. 1. Brejtës.2. Gërryes, gërmitës.3. fig., keq. Që nuk rri dot pa përfituar diçka për vete, që i pëlqen e përpiqet të hajë e të pijë në kurriz të të tjerëve, që i bie …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREJTÁR,~E mb., zool. Që është i rendit të brejtësve; që ha duke brejtur; që e bren ushqimin, brejtës, brejtan. Kafshë brejtare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BREJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Brejtës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur brej diçka; brerje, grirje, grimcim, thërrmim, imshtim, gërryerje.2. mjek. Brejë. Brejtja ose dergja e keqe, njësoj janë.3. fig. Mundim, g…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJTUR (i, e) mb. 1. Që është ngrënë në një vend, që është grirë vende-vende; që është dëmtuar nga brejtja; i gërryer nga faktorë atmosferikë. Jakë e brejtur. Dhëmb i brejtur. Shk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJTUR,~IT (të) as. 1. Brejtje. Krimbi nuk pushon së brejturi. Kapaku i poshtëm është shqitur nga të brejturit e molës.2. mjek., bised. Sifiliz, gërdec, frëngjyzë. Mbaroi nga të b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJTËS,~E mb. 1. zool. Që ushqehet duke brejtur bimë, që e bren ushqimin, brejtar, brejtan; që bën pjesë në rendin e brejtësve. Kafshë brejtëse. Kandërr brejtëse.2. Që ka vetinë t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÉJTËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. Kafshë gjitare (si ketri, shqarthi, lepuri, miu etj.), që i ka dhëmbët e parë të zhvilluar e të mprehtë dhe që ushqehet duke brejtur bimë e sende të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.