Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BREG,~U m. sh. BRÍGJE, BRÍGJET 1. Pjesë a rrip toke që kufizon në anë një rrjedhë uji, një det, një liqen etj., anë toke që ndodhet buzë një sipërfaqeje uji. Bregu i majtë (i djathtë). Breg shkëmbor (ranor). Breg i përthyer. Breg i rrëpirët. Breg më breg. Bregu i lumit (i liqenit, i detit). Brigjet e Adriatikut. Rri (dal) në breg. Shëtit gjatë bregut.
2. Vend i ngritur, kodër e vogël, kodrinë, bregore, bregale; grumbull a pirg dheu buzë një grope, një hendeku etj. Breg i lartë (i vogël). Fshat rrëzë bregut. Fushë me brigje. Në majë të bregut. Ngjitem në breg. Po s’u shemb një breg, s’mbushet një hendek. (fj. u.). Kur të thuash fjalën e keqe, mos u fshih pas bregut. (fj. u.). Kur s’merr vesh, dil në breg të gomerëve. (fj. u.). Llafazani është qyqe bregu nga goja. (fj. u.).
3. Buza e një sendi, caku ku mbaron diçka, anë, skaj; qenari i disa sendeve. Bregu i vatrës. Bregu i pyllit. Bregu i varkës. Bregu i arkës. Bregu i pëlhurës. Bregu i kudhrës.
4. bised. Ushqim i bërë tokël, pjesë ushqimi e ngjeshur si lëmsh, kokërr, tokël, bramsh. Një breg djathë (gjalpë, sheqer).
5. kryes. sh. Vende pranë detit, vende bregdetare. Në brigje të largëta. Në brigjet e jugut.
✱Sin.: kodrinë, bregore, bregalec, bregaluc, bregal, bregajë, bregale, bregaloç, bregël, pirg, sukë, tepe, tumbë, cabok, sop, ledh, topth, bramsh, breshnizë, gogël, kokël, kokërr, tokël, koqe, pupërr, boçë (boçe).
♦ As në *det e as në breg. (I bie) breg pas bregu (dikush) nuk i thotë gjërat hapur e drejtpërdrejt, por e sjell fjalën anës e anës, nuk flet troç, por tërthorazi; (flet) kodra pas bregut. E bëri sheshin breg (dikush) iron. vdiq, mbaroi; u varros; shkoi për të bërë vorba; shkoi për të bërë vegsha; i bëri këmbët baras; vajti me të shumtët. Breg më breg. 1. keq. Lart e poshtë, kudo, ku të mundë; kot më kot, pa një qëllim të caktuar; duke kapur njërin e tjetrin për një hall që ka; hu më hu. 2. Plot, i mbushur rrafsh; buzë më buzë; degë më degë; cip më cip. Dal në breg e kryej një punë të vështirë; shpëtoj nga rreziku, kapërcej një vështirësi; ia arrij qëllimit; ia dola mbanë. I duket bregu *shesh (dikujt). Fshihet pas bregut (dikush) përpiqet të mbulojë veprimet e tij (zakonisht të këqija), mbrohet me arsyetime të kota, e përligj veten me rrethana a shkaqe të dobëta; fshihet pas gishtit. *Gjahu në breg e qëllon në kodër (dikush). E kapërceu bregun (dikush) e kaloi masën e arsyeshme, e teproi për diçka; e kaloi (e kapërceu) kufirin. (Flet) *kodra pas bregut (dikush). E nxjerr në breg (dikë) e shpëtoj nga një rrezik a nga një fatkeqësi e madhe; e nxjerr nga një gjendje e vështirë, i siguroj një gjendje të mirë. Nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i aftë për të kryer një punë, nuk ia del dot në krye një pune; nuk nxjerr gjë në krye.
BREGÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Breg i ulët. Vendi ishte bregaja-bregaja.
Shfaq përkufizimin e plotë →BREGÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Sop i lartë. Shtinte me pushkë që nga një bregal.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉGAS,~I m. sh. ~, ~IT Bregdetas. Bregasit e Himarës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉGC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Merops apiaster) Zog i madh sa mëllenja me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve; gargull, babil. Foletë e bregcave.✱Sin.: gargull, g…
Shfaq përkufizimin e plotë →BREGÍ,~A f. sh. ~, ~TË Re të mëdha që ngrihen nga deti. Kanë dalë ca bregi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BREGÓR,~E mb. 1. Që ka bregore, që është brigje-brigje. Vend bregor.2. Bregdetar. Vija bregore. Vise bregore. Klimë bregore. Shtetet bregore të Mesdheut.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copë, thelë, breg. Bregë buke (mishi).
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT Bregore e vogël, kodrinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉG/ËN,~NA f. sh. ~NA, ~NAT Buza e arës. I mbolli bregnat me grurë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÉGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Thekë të anëve të peshqirit etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë